Lajme
Avioni u rrëzua teksa shuante flakët, konfirmohet vdekja e dy pilotëve grekë
Demokracia
18:46 | 25 Korrik 2023

Share:

Të dy pilotët e incidentit tragjik në Greqi, ku një avion u rrëzua teksa po luftonte me flakët në ishullin Evia, janë konfirmuar të vdekur.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktimat janë kapiteni i skuadriljes Christos Moulas, 34 vjeç dhe bashkëpiloti, nëntoger Periklis Stefanidis, 27 vjeç.

Të dy viktimat ishin operatorë të skuadronit 355-të të transportit taktik të krahut të 112-të luftarak, të cilët u ngritën pak para orës 12 të mesditës me CL-215 nga aeroporti i Aghialos me destinacion Karystos.

Ata humbën jetën në krye të detyrës, teksa vala e të nxehtit ekstrem në Greqi ka shkaktuar zjarre masive në disa zona të vendit.

Të ngjashme