Lajme
Avioni rus shkel hapësirën ajrore të Kanadasë
Demokracia
07:57 | 28 Shkurt 2022

Share:

Një avion tregtar rus fluturoi në hapësirën ajrore kanadeze, pavarësisht masave të vendosura nga Kanadaja që parandalojnë çdo aeroplan rus të hyjë në territorin e saj.

Ministria e Transportit e Kanadasë tha se do të rishikojë sjelljen e fluturimit 111 të kompanisë ruse, Aeroflot, dhe se “nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të duhura”.

Sipas ueb-faqes së gjurmimit të fluturimeve Flight Aware, aeroplani po fluturonte të dielën për në Moskë, pasi u nis nga qyteti Majami në Florida të SHBA-së.

REL shkruan se Kanadaja, së bashku me disa vende perëndimore, kanë mbyllur hapësirën ajrore ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

SHBA-ja tha se është duke konsideruar një veprim të ngjashëm.

Të ngjashme