Kuriozitete
Avioni misterioz që fluturoi mbi Evropën Lindore për një ditë të tërë
Demokracia
07:55 | 13 Qershor 2022

Share:

Një avion i vogël me dy motorë fluturoi mbi gjysmën e Evropës Lindore me dy persona “që flisnin rusisht” në bord, pa asnjë autorizim, me transponder të fikur dhe duke ikur nga avionët ushtarakë, madje edhe ata amerikanë.

Dy pasagjerët arritën gjithashtu të kërcënojnë pronarin e një piste të vogël në Hungari, të furnizojë me karburant mjetin, të largohen dhe braktisin më pas “Piper”-in në fshatin bullgar dhe të zhduket kush e di ku dhe kush di çfarë kanë dashur të bëjnë!

“Piper”-i lituanez i shitur tre klientëve misteriozë

Misteret

Historia ka ende shumë pika të paqarta dhe përfshin disa agjenci të shërbimeve sekrete.

Jo vetëm identiteti i “rusisht-folësve” është i panjohur – për momentin – por rruga e saktë e aeroplanit, një “Piper PA-23-250-Aztec” me gjashtë ndenjëse, u ndal për ca kohë në Lituani dhe pronari  të cilit mezi priste ta shiste.

Dihet vetëm se mjeti me dy motorë ka përshkuar qiejt e Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Rumanisë, Serbisë, Bullgarisë për disa orë, duke fluturuar ulët dhe duke u përpjekur më kot të kalojë pa u vënë re.

Shitja

Gjithçka fillon në fund të majit, kur Bronius Zaromskis, drejtor i aeroportit të vogël lituanez të “Nida”-s, kontaktohet nga dikush i interesuar për të blerë avionin e tij të vogël, “Piper”, i regjistruar në ‘Ly-Loo’, në shitje prej disa vitesh dhe gjithashtu i papërdorur.

“Tre persona arritën, inspektuan avionin dhe vendosën ta blejnë atë”, tha Zaromskis për televizionin lokal, “Lrt”, shkruan Gazeta Si.

Të tre, thotë ai, nuk mund t’i identifikonte, sepse bënin transaksione përmes një kompanie guaskë dhe sepse nuk ishte i interesuar për emrat e tyre.

Aeroporti bullgar i Targovishtes

Blerësit

“Nuk e di nga ishin. Ndoshta ishin ukrainas, ndoshta rumunë apo ndoshta bullgarë. Unë u fola në rusisht, – kujton ai. – Ata sigurisht nuk ishin lituanezë”.

Shitja do të bëhej në Panevezys, në brendësi të Lituanisë. Ndërsa aeroporti “Nida” – diçka që nuk u ka shpëtuar shërbimeve sekrete – ndodhet pak minuta me makinë nga kufiri me Kaliningradin, enklava ruse në Evropë.

“Kam vite që tentoj ta shes avionin, nuk kisha ku ta mbaja, – vazhdon Zaromskis, – ndaj jam i lumtur që dikush e bleu”.

Ngritja

Më 8 qershor, dy nga tre personat e paidentifikuar hyjnë në “Piper”, ndezin motorët dhe largohen.

“Oro navigacija”, kompania që menaxhon trafikun ajror të Lituanisë, konfirmon ngritjen atë ditë nga territori kombëtar, por nuk dihet se nga.

Sigurisht jo nga tre aeroportet kryesore (Vilnius, Kaunas, Palanga), për këtë arsye hipoteza është se avioni mund të jetë nisur nga pista e Panevezys.

Sigurisht që dy pasagjerët nuk kishin paraqitur asnjë plan fluturimi, nuk kishin autorizim për të lëvizur dhe nuk kishin kontaktuar kurrë me kontrollorët e trafikut ajror lituanez.

Avioni i braktisur në Bullgari

Vendndodhja

Këtu është misteri i parë i madhe i hetimit. “Piper”-i fluturon pa u parë – madje as nga sistemet kundër ndërhyrjes që janë instaluar gjithashtu muajt e fundit në Lindje – derisa shfaqet në Sllovaki, nga ku hyn në hapësirën ajrore hungareze pak para drekës.

Të dy zbarkojnë në aeroportin rajonal të “Hajdúszoboszlo”-s, pa leje: këtu kërcënojnë një nga punonjësit që thërret policinë. Kur arrin policia, avioni ngrihet rreth orës 17:30 (me orën europiane).

Ndjekja

Pikërisht në këtë pikë, në orën 17:38 dy avionë luftarakë ushtarakë hungarezë kapin “Piper”-in, tentojnë të kontaktojnë (pa sukses) dhe nuk u përgjigjen as mesazheve të koduara të parashikuara në emergjenca në lartësi të mëdha.

Pasagjerët misteriozë vazhdojnë ta mbajnë transponderin të fikur dhe të fluturojnë poshtë.

Në orën 17:48 avioni hyn në Rumani nga pjesët e Oradeas, sqarojnë mediat lokale, ku ende ndiqet nga luftarakët hungarezë në bazë të një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Avioni “Piper”, që shkeli hapësirën ajrore të disa vendeve në Europën Lindore

Minutat e fundit

Dhjetë minuta më vonë, F-16-at e forcave të armatosura amerikane me bazë në Feteşti, shfaqen dhe më pas ia lënë ndjekjen F-16-ve rumune rreth orës 18:42.

Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur kurrë asnjë kontakt dhe as nuk është e qartë pse avionët ushtarakë nuk bënë asgjë tjetër për të shoqëruar avionin në ulje.

Në çdo rast, “Piper”-i hyn në hapësirën ajrore të Serbisë për disa minuta dhe në orën 19.09 fluturon qiellin e Bullgarisë, ku megjithatë, Sofja nuk dërgon asnjë avion, sepse “aeroplani në asnjë moment nuk përbënte kërcënim për infrastrukturat civile dhe ushtarake të vendit”, u shpjegon gazetarëve ministri bullgar i Mbrojtjes, Dragomir Zakov.

“Piper”-i zbarkon – por vetëm disa orë më vonë – në Targovishte, afër Buhovtsit, Bullgaria verilindore. Por nga dy pasagjerët misteriozë nuk ka asnjë gjurmë.

Të ngjashme