Lajme
“Avionët ukrainas po ulen në Rumani”, kërcënojnë rusët: Do njiheni si pjesëmarrës në konflikt
Demokracia
18:16 | 06 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Mbrojtjes ruse ka kërcënuar vendet e tjera të Evropës që lejojnë avionët ushtarakë Ukrainës të ulen në aeroportet e tyre.

Me anë të një postimi në “Twitter” Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thekson se avionët ukrainas që po sulmojnë trupat ruse po lejohet të ulen në Rumani, duke shtuar se të gjitha vendet e tjera që do të lejojnë përdorimin e aeroporteve të tyre do të cilësohen si pjesëmarrëse aktive në konflikt.

‘Avionët ukrainas që sulmojnë trupat tona po zbarkojnë në Rumani. Përdorimi i aeroporteve të vendeve të tjera do të njihet si pjesëmarrja e tyre aktive në konflikt’, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Të ngjashme