Lajme
​Aviacion privat do të fluturojnë mbi Kosovë për vaksinimin e dhelprave
Demokracia
15:49 | 13 Maj 2023

Share:

Pas një kërkese të Agjencisë Pyjore të Kosovës, KFOR ka autorizuar fluturimin e avionëve privat, të cilët nga 15 maji do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta me qëllim vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit duke përdorur karrem.

Sipas një komunikate të KFOR-it, komandanti i KFOR-it ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin me fluturime komerciale. Hapësira ajrore e poshtme mund të përdoret për nevoja specifike dhe sipas autorizimit të dhënë paraprakisht nga komandanti i KFOR-it. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e përmendur të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme