Një aventurë e rrezikshme e një shqiptari në Itali nuk ka përfunduar mirë.
Sipas mediave, bëhet fjalë për një 37-vjeçar, i cili vodhi bizhuteri të shtrenjta dhe një makinë “BMË X5”, në një shtëpi në Baia Domizia, në provincën e Caserta-s. I riu u përpoq të arratisej me makinë por përmes mjetit ai është identifikuar.
Gjatë ndjekjes nga autoritetet i riu në një moment të caktuar ka humbur kontrollin e makinës dhe është plagosur. Kjo aventurë për pak sa nuk i mori jetën.