Lajme
Avdyli pasi u bë nënkryetar i Guxo, sindikatat i quan “parti politike”
Demokracia
14:42 | 16 Shtator 2022

Share:

Haxhi Avdyli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, tanimë nënkryetar i partisë “Guxo” ka sulmuar rëndë sindikatat duke thënë se ato janë shndërruar në parti politike.

Avdyli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shtuar edhe se partitë politike po veprojnë përmes sindikatave.

“Sindikatat janë shëndrru në Parti politike, e partitë po veprojnë përmes  Sindikatave”, ka thënë Avdyli.

Kujtojmë se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës së bashku me Sindikatën e Arsimit, janë në grevë që nga 25 gushti.

Përveç Avdylit i ashpër ndaj sindikatave është treguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, cili ka thënë se kërkesa e SBASHK-ut është e palogjikshme dhe e rrezikshme, por edhe se nuk është në pyetje arsimi e as arsimtarët.

Të ngjashme