Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti beson se partia e tij është ringjallur. Siç thotë ai, ish-bashkëpartiakja Vjosa Osmani nuk do të marrë asnjë votë të partisë së tij.
Sipas pretendentit për kryeministër, kjo ka ndodhur për shkak të slloganit që e ka vendosur LDK për zgjedhjet e parakoshme parlamentare, shkruan Demokracia.com
“Ka ringjallje të madhe të LDK-së, për shkak të këtij sllogani që kemi nxjerrë. Nuk jemi parti sezonale, kemi struktura edhe në lagje të fshatrave”, tha ai në Kanal 10.
Hoti tha se nuk kanë vija të kuqe me asnjë nga partitë, por që sipas tij me Vetëvendosjen është e vështirë të formohet koalicion.
“Në parim nuk kemi vija të kuqe me partitë e tjera se është e natyrshme se duhet koalicione për të formuar institucionet. Do të jetë e vështirë që të bëjmë koalicion me LVV-në. Nuk është çështje personale”, tha Hoti.
Hoti tutje shtoi se Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së dhe se pa LDK-në është zero.
“Asnjë votë e LDK-së nuk shkon në LVV. Pa LDK mbrapa është zero. Njerëzit e LDK-së nuk e votojnë LVV”, u shpreh ai./Demokracia.com