Lajme
Avdullah Hoti liron nga detyra Meliza Haradinaj-Stublla
Demokracia
15:16 | 09 Mars 2021

Share:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla ka lajmëruar gjatë së martës se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe funksioneve të saj brenda AAK-së, shkruan Demorkacia.com.

Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Hoti e ka liruar tashmë nga detyra Haradinaj-Stubllën.

“Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letre i ka ofruar kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Më tej në komunikatë thuhet se ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Demokracia.com/

Të ngjashme