Analistja, Zana Avdiu, ka shkruar në Facebook të dielën duke i cilësuar si “të bajatshëm” ata që sipas saj “kanë nostalgji për Serbinë”.
Avdiu e ka marrë si referim pretendimin se “u shkatërrua Kosova për 20 vjet”.
“Kategori hala ma e bajatshme janë këta që mendojnë që veç serbet dine me ba shtet, e shqiptaret janë veç pirate, plaçkitës pra”, ka shkruar Avdiu.
“Hajt, ma thoni veç një diçka qe u kane ma mire ne kohen e Serbisë, e koka prishe me shqiptaret kur e kemi ba shtetin”, pyet Avdiu.