Lajme
“Avari teknike”, Teatri Kombëtar anulon shfaqjen në minutat e fundit
Demokracia
20:26 | 24 Prill 2024

Share:

Kultura nuk po ecën mirë në Kosovë. Aktorët e Tetarit Kombëtar të Kosovës po enden nëpër objekte për të dhënë shfaqje teatrale, shkruan Demokracia

Kush ka planifikuar që të shohë shfaqje sonte, mund të përfundoj në kafene duke pirë birra. Shfaqja “1984” është ankuar për shkak të avarive.

“Për shkak të një avarie teknike, shfaqjen e sotme “1984”,  jemi të detyruar ta anulojmë!  Të gjithë ata që kanë blerë biletat, mund t’i rimbursojnë në biletoren e TKK nga sot deri të premten”, thuhet në njoftimin e TKK-së.

Nga ana tjetër për shkak se Tetari Kombëtar i Kosovës ndodhët në renovim ku kohë pas kohë ka pasur avari në tavan, shfaqjet që disa muaj po mbahen në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Përfundimi i punimeve në TKK nuk po shihet askund. /Demokracia.com/.

Të ngjashme