Lajme
Avancet e paarsyetuara, mosraportim i kontratave për blerjen e ambasadave: Çka gjeti Auditori në MPJD?
Demokracia
16:17 | 30 Qershor 2024

Share:

Avancet e pa arsyetuara dhe mosregjistrimi i plotë i shpenzimeve të MDK-ve, klasifikimi joadekuat i shpenzimeve, vonesa në procedimin e pagesave, mangësi në raportimin për përdorimin e veturave zyrtare, raportimi jo i plotë i kontratave të nënshkruara publike, janë disa nga gjetjet e Zyrës Kombëtare e Auditimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Çka gjeti auditori?

Zyra Kombëtare e Auditmit ka gjetur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e udhëhequr nga ministrja Donika Gërvlla – Schëarz, nuk ka arsyetuar paratë e dhëna në avanc dhe nuk ka regjistruar plotësisht shpenzimet e Misioneve Diplomatike dhe Konsullore.

Sipas gjetjeve të Auditorit, kishte një mosbarazim me vlerë prej 18 mijë e 577 eurove.

Për vitin 2023 gjendja e parave të gatshme dhe avanceve të hapura në MPJD përfshirë Misionet Diplomatike dhe Konsullore (MKD) e raportuar në Pasqyra Financiare Vjetore (PFV) ishte 213,418E. Prej tyre 192,868E janë mjete të pa shpenzuara nga MKD-të të cilat konsiderohen mjete në dispozicion për vitin 2024. Ndërsa, avancet e hapuar për udhëtimet zyrtare të raportuar në PFV ishin 20,550E.

Sa i përket avanceve të hapura/të paarsyetuara, MPJD ka një bilanc prej 125,523 para të gatashme të pa identifkuara dhe paarsyetuar nga vitet e mëhershme. Ndëra, sa i përket gjendjes së shpenzimeve të regjistruara të MDK-ve të raportuara nga ministria, kishte një mos-barazim në vlerë 18,577 (bilanc i paregjistruar) në mes të gjendjes së bilanceve në SIMFK dhe gjendjes në bankë. Ky bilanc vjen si rezultat i hyrjeve dhe daljeve të parasë të paregjistruara në SIMFK që mund të jenë pasojë e shpenzimeve të pa regjsitruara të hyrave dhe rimbursimeve të paregjistruara, diferencave për shkak të kurseve të këmbimit, gabime në regjistrime etj. Megjithatë, vlen të theksohet se ka një përmirësim të gjendjes krahasuar me vitet paraprake” – thuhet në raportin ZKA-së, shkruan Nacionale.

Më tej, ZKA ka gjetur se qysh MPJD-ja nuk ka bërë klasifikim adekutat të shpenzimeve.

Në raport është permendur ndarja e 4 mijë eurove për Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër.

Po ashtu është përmendur edhe bashkëpunimi i MPJD me OJQ “Germin”.

Sipas ZKA-së pagesat e kryera nga kategoritë jo adekuate ekonomike ndikojnë në prezantim jo të drejtë të shpenzimeve.

Gjithashtu, MPJD është kritikuar edhe për vonesa në kryrjen e pagesave.

Tutje, raporti ka gjetur mangësi në raportimin lidhur me përdorimin e veturave e automjeteve zyrtare nga misionet diplomatike dhe konsullore.

18 misione diplomatike e konsullore kanë raportuar në bazë të rregullt mujore ndërsa 5 nuk kanë raportuar fare ndërsa 24 kanë raportuar në periudha të ndryshme gjatë vitit.

Mosraportimi mujor për automjetet e MDK-ve, mund të ndikojë që automjetet zyrtare të mos përdoren për qëllime të duhura” – thuhet në raport.

Raporti i Zyrës Kombëtarë të Auditimit ka gjetur se nuk janë raportuar plotësisht nënshkrimi i kontratave për blerjen e ambasadave në Londër, Senegal dhe Koraci si dhe blerja e një veture kombi për ambasadën në Bruksel.

ZKA ka gjetur se MPJD se 13 fatura janë raportuar nga dy herë “duke mbivlerësuar obligimet për 116 mijë euro.”

Më të gjitha këto gjetje është pajtuar MPJD-ja.

Të ngjashme