Ava Max thotë se Dua, Bebe dhe Rita janë motrat e saj në intervistën me Kelly Clarkson.
Këngëtarja e njohur shqiptare Ava Max, ka qenë e ftuar në emisionin The Kelly Clarkson Show, javën e kaluar.
Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj muzikore, ku ndër të tjera përmend edhe origjinën e saj.
Gjatë bisedës së tyre Clarkson ka përmendur edhe këngëtaret e tjera të famshme me prejardhje shqiptare, ku thotë se të gjitha janë shumë të bukura.
E pyetur nga Clarckson se çfarë mendimi ka për Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën, këngëtarja Ava Max shprehet : “Janë si motrat e mija në muzikë, i adhuroj”.
Në intervistë Ava ka treguar se këngën e saj të parë e ka shkruar në moshën 13-vjeçare, të titulluar”Treat Me Like a Lady”. /Demokracia.com/