Lajme
AUV: Në tregun kosovar nuk ka produkte të dyshimta “Munchmallow”
Demokracia
09:23 | 10 Tetor 2023

Share:

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se në tregun kosovar nuk ka produkte “Munchmallow”, paketim familjar 210 gramë dhe paketim 105 gramë.

Rrjeti kroat i supermarketeve “KONZUM” ka tërhequr nga raftet e dyqaneve të saja këto paketime të “Munchmallowit”.

Njoftimi vlen për gjitha produktet, që kanë datë të skadimit 15 shkurtin e vitit të ardhshëm. Prodhuesi është “Jaffa” nga Serbia.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka thënë se produkti në fjalë se nëse në qarkullim të brendshëm gjenden ndonjë sasi e këtij produkti, duhet të jenë seri tjera të prodhimit që nuk hynë në rangun e produkteve të dyshimta.

“Sa i përket kontrollit Kufitar, produktet finale në ketë rast edhe produkti në fjalë nuk është lejuar për import që nga data 14.06.2023 bazuar në urdhëresën për ndalim te produkteve me origjinë serbe. Nëse në qarkullim të brendshëm gjenden ndonjë sasi e këtij produkti, duhet të jenë seri tjera të prodhimit që nuk hynë në rangun e produkteve të dyshimta. Ne do të ngrisim nivelin shtesë të kontrollit të brendshëm për të verifikuar me informacione shtesë se cilat seri të prodhimit janë të dyshimta”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se AUV-ja nga data 14 qershor i këtij viti nuk ka të regjistruar ndonjë import me këto prodhime.

Të ngjashme