Lajme
AUV mbyll një restorant në Lipjan, dyshohet se së paku katër klientë u helmuan pasi konsumuan ushqim
Demokracia
17:21 | 15 Shtator 2022

Share:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka mbyllur një restorant “fast food”, në të cilin dyshohet se katër persona janë helmuar pasi që kanë konsumuar ushqim.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Thaçi tha se është iniciuar inspektim sanitar së bashku me IKSHPK-në.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë pas marrjes së informatës se 4 persona janë helmuar nga ushqimi me hamburger dhe gjenden në klinikën infektive. Është iniciuar inspektimi sanitar  së bashku me mostruesit e I,K.SH.P.K-së tek operatori i dyshuar ku janë shërbyer me ushqim të helmuarit”, tha Thaçi për Demokracia.com.

Sipas tij janë marrë pesë strisho dhe katër mostra për testim.

“Në vend ngjarje inspektorati  konstatoi se: Subjekti për të cilin bëhet fjalë ‘’Aga Burger 2 SH.P.K.’’ me adresë në rr: Lidhja e Prizrenit në Lipjan posedonte kushtet higjiene dhe tekniko sanitare minimale për zhvillimin e veprimtarisë. Në objekt përgatiste vetëm Hamburger me sos dhe sallat, Inventarin muret, tavolinat e punues i posedonte sipas kërkesave të zhvillimit të veprimtarisë .Janë marr 5 strisho dhe 4 mostra për testim. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në dalje të rezultateve”, tha ai më tej.

Thaçi shtoi më tej se varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet tutje sipas  procedurave administrative bazuar në të gjetura e mbledhura nga gjurmueshmeria e rastit./Demokracia.com/

Të ngjashme