Lajme
AUV mbyll 11 lokale në Prishtinë, pasi nuk respektuan masat anti-COVID
Demokracia
10:54 | 07 Mars 2021
ilustrim

Share:

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të shtunën mbrëma kanë inspektuar lokalet e gastronomisë, me ç’rast ka shqiptuar 9 gjoba dhe ka mbyllur 11 lokale.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbrëmë në Prishtine ka shqiptuar 9 gjoba juridike dhe ka mbyllur 11 lokale. Duke parë se kemi rritje te numrit të të infektuarve Si autoritet ligj zbatues ju bëjmë apel të gjitha subjekteve hoteliere gastronomike që gjatë gjithë kohës se festave të respektojnë masat anti-COVID. Andaj askush nuk ka të drejtë të bëjë veprime të cilat bien në kundërshtim me ligjin dhe qe rrezikojnë shëndetin publik”, ka deklaruar Thaçi.

Ai tha se do të ketë kontrolle të vazhdueshme edhe gjatë ditëve në vijim, për të parë nëse po respektohet distanca dhe masat tjera që janë në fuqi.

“Inspektorët sanitarë kanë për obligim të veprojnë në secilën shkelje që hasin. Kudo që ka shkelje të distancës, grumbullim të personave mbi numrin e lejuar do të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi”, deklaroi Thaçi.

Të ngjashme