Lajme
AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)
Demokracia
14:40 | 16 Maj 2025

Share:

Në tregun kosovar vitin e kaluar ishin zbulur 88 mijë kilogram mish peshku me krimba “Anisakis”, që shkakton infeksion tek njerëzit, duke përfshirë edhe sëmundjen e njohur si anisakiazë (anisakidozë).

Veriu.info ka siguruar vendimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të nxjerrë më 4 mars 2023, me të cilën konstatohet se 21,874 kg mish peshku të lloji Hake (Golden) dhe Hake (Merlu) janë gjetur të treg të infektur me këtë krimb të rrezikshëm.

Në këtë vendim të AUV të siguruar nga Veriu.info përmes qasjes në dokumente publike, tregohet se këta mish peshku është importuar nga Spanja në Kosovë nga kompania “MC FOOD” Sh.P.K. me pronar Izet Sheqirin.

Mishi i peshkut Hake (Golden) ishte importuar në Kosovë rreth katër muaj para se të zbulohet se është i infektuar më parazitin “Anisakis”, më saktësisht më datë 9 nëntor 2023.

Ndërsa, mishi i peshkut Hake (Merluc) ish importuar “MC FOOD” Sh.P.K. nga Spanja për në Kosovë më datë 12 dhjetor 2023.

Veriu.info ka dërguar pyetje në Doganën e Kosovës për të kuptuar se këto dy lote importi me këta mish peshku në çfarë sasie ka ardhur në Kosovë në momentin e hyrjes në doganë, por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.

Kjo e dhënë është e rëndësishme, pasi që duhet të dihet se çfarë sasie e këtij mishit ë importuar është shitur nga data e hyrjes në Kosovë deri në momentin e zbulimit se është i infektuar me këtë lloj krimbi.

Veriu.info para katër ditësh (12 maj) i ka dërguar pyetje edhe kompanisë importuese “MC FOOD” Sh.P.K., por që as kjo kompani nuk ka kthyer përgjigje.

Para dy muajsh Veriu.info kishte publikuar një storie me autor gazetarin, Gazmend Morina, i cili kishte shpjeguar se si AUV është shndërruar në argat të oligarkëve, ku njëri ndër rastet e përmendura në storie është edhe asgjësimi i këtij mishi peshku, që tash po del se ka qenë i kompanisë “MC FOOD” Sh.P.K

I çuditshëm është fakti pse Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë iu deshtën 6 muaj për të asgjësuar këtë sasi mishi me krimba, pasi që një postim të saj në Facebook, ku fshehet emri i kompanisë importuar, bëhet e ditur se asgjësimi është bërë tek më datë 19 shtator 2024.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillit Rural.

Historia e errët e kompanisë “MC FOOD” Sh.P.K.

Në vitin 2021 Policia e Kosovës në një aksion të sukseshëm kishte arritur të konfiskonte 400 kg kokainë në oborrin e kompanisë “MC FOOD” Sh.P.K. në në Lipjan.

Kjo sasi e kokainë me dyshohet të ketë ardhur nga Brazili në një ngarkesë me mish të kompanisë “MC FOOD” Sh.P.K., ku për pasojë nën aktakuzë për trafikim me narkotik gjendet pronari i kësaj kompanie, Izet Sheqiri.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar përveç pronarit të kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, janë edhe gjashtë të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Të ngjashme