Lajme
AUV-i gjen produkte me afat të skaduar në një market në Prishtinë
Demokracia
22:45 | 12 Prill 2023

Share:

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se kanë gjetur produkte me afat të skaduar në një market në Prishtinë.

Këtë e ka njoftuar vetë AUV-i përmes ‘Facebook’-ut, ku shkroi se produktet do të asgjësohen.

Ndaj marketit u tha se do të iniciohet procedurë penale.

“Nje ore pas raportimit se ne nje market ne Prishtine, ishin duke u shitur produkte me afat te skaduar. AUV dergon ekipin inspetues. Jane gjetur disa njesi me afat te skaduar. Te njejtat do te asgjesohen. Ndaj operatorit ekonomik do te inicohet procedur ne gjykate”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme