Lajme
Autoservisi në Suharekë kaplohet nga flakët, veturat bëhen ‘shkrumb e hi’
Demokracia
17:05 | 23 Shtator 2023

Share:

Një autoservis është përfshirë nga zjarri në fshatin Duhël të Suharekës pasditen e sotme.

Në lidhje me këtë incident detaje ka dhënë kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka thënë  se kanë pak zjarrfikës dhe shumë nevoja.

Kreu i komunës shtoi se rasti i sotëm në fshatin Duhël ishte me shumë rrezik, por që sipas tij pati vetëm dëme materiale.

“Kemi pak zjarrëfikës e shumë nevoja.
Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasyshë.
Rasti i sotëm në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale”, ka shkruar ai teksa ka publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme