Arte
Autorja e novelës “Normal People” paralajmëron librin e ri në muajin shtator
Demokracia
13:51 | 13 Janar 2021

Share:

Megjithëse 2020-ta ishte e dominuar nga suksesi i serialit  Normal People, falë adaptimit jashtëzakonisht të suksesshëm televiziv, kanë kaluar tre vite që kur Sally Rooney publikoi romanin e saj me të njëjtin emër. Tani, autorja irlandez është kthyer, me një libër të ri që del në shtator, raportojnë mediat e huaja.

Titulluar Beautiful World, Where Are You, romani i tretë i Rooney do të tregojë historinë e Alice dhe Eileen, dy shoqe të ngushta në fund të të 20-ave, të cilat papritmas e gjejnë veten duke jetuar shumë ndryshe.

Alice takon një burrë të quajtur Felix dhe niset për në Romë me të, Eileen po kalon një ndarje në Dublin dhe fillon të flirtojë me mikun e saj të fëmijërisë, Simon.

Duke jetuar mijëra milje larg, shumica e miqësisë së Alice dhe Eileen shfaqet përmes emailit – diçka që tingëllon shumë e njohur në periudhën e Covid.

Të ngjashme