Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të hetuar ekspertizat nga ekspertët e angazhuar mjeko-ligjor.
Përmes një komunikate për media, Gjykata Themelore njoftoi se prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarim të plotë të rrethanave të kësaj çështje, përcjell Demokracia.com
‘’Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me kryerjen e ekspertizave nga ekspertët e angazhuar mjeko-ligjor.
Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave së kësaj çështjeje’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore./Demokracia.com/