Lajme
“Autoritetet serbe mund ta kenë ndaluar” – reagon MPJD pas arrestimit të kosovarit në kufirin Hungari – Serbi
Demokracia
17:33 | 27 Mars 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj në kufirin Hungari – Serbi.

Nëpërmjet një njoftimi për medie, ministria ka thënë se autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat. Do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve”, thuhet në njoftim.

Policia e Serbisë ka arrestuar kosovarin Abaz Beqirajn mëngjesin e kësaj të diele në kufirin Hungari – Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar vajza e Abazit, Melihate Beqiraj, e cila tha se babai i saj ka qenë në vizitë tek djali i tij në Gjermani, ndërsa për arrestimin e tij janë njoftuar nga kompania me të cilën ishte duke u kthyer në Kosovë.

“Baba ka qenë për vizitë tek djali. Sot në 8:30 ka qenë në kufi me Hungarinë dhe Serbinë. Ka qenë t’u ardhur me autobus dhe ata na kanë lajmëruar se policia serbe na kanë arrestuar babin”, ka thënë ajo për KlanKosova.

Demokracia.com ka mësuar se Abaz Beqiraj është nga fshati Baballoq i Deçanit./Demokracia.com/

Të ngjashme