Pas sulmit me bombe në Stamboll, javën e kaluar ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 81 të tjerë, autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhënien e ndihmës për njërin prej të dyshuarve.
Ketë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Sofjes, Siika Mileva.
Në ditën e sulmit janë arrestuar më shumë se 20 persona përfshirë edhe personin që kishte vendosur bombën në sheshin kryesor të Stambollit.
Qeveria turke, ka akuzuar Partinë e Punëtoreve të Kurdistanit, për ketë sulm, mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga liderët e kësaj partie.
Sot forcat kurde në Siri, kanë njoftuar se aeroplanët turk, kanë filluar bombardimet në pjesën kurde të Sirisë, ku si pasojë e sulmeve disa persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.