Lajme
Autori i sulmit të bashkëshortit të Pelosit donte ‘t’i thyente gjunjët Nancy-t’
Demokracia
13:46 | 01 Nëntor 2022

Share:

SHBA përgatitet për gjyqin e agresorit të bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Senat, Nancy Pelosit.

Prokurori i Përgjithshëm i San Franciskos ka akuzuar David Depape, njeriun që goditi Paul Pelosi, për tentativë vrasjeje.

Agresori, tashmë është nën akuzë në nivel federal për sulm dhe tentativë për rrëmbim.

42-vjeçari do të dalë në gjykatë, shpjegoi Prokurori i Përgjithshëm, Brooke Jenkins dhe përballet me 13 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

Depape deklaroi gjatë marrjes në pyetje, se kishte ndërmend të merrte peng Nancy Pelosin dhe të fliste me të.

Ai e quajti atë përgjegjëse për gënjeshtrat e pretenduara që do të përhapeshin nga Partia Demokratike.

Nëse ajo i thoshte të vërtetën, ai do ta lironte, por nëse ajo do të gënjente, ai do t’i “thyente kupat e gjurit”, thuhej në një deklaratë.

“Duke i thyer gjunjët Nancy-t, asaj më pas do t’i duhej të futej në Kongres me karrocë, gjë që do t’u tregonte anëtarëve të tjerë të Kongresit se kishte pasoja për veprimet”, citon padia fjalët e zotit DePape thënë hetuesve.

Në një dokument rrëqethës, zyrtarët thonë se David DePape, 42 vjeç, kishte marrë me vete në çantën e shpinës pranga plastike, një litar dhe shirit ngjitës. Ai hyri me forcë në shtëpinë e çiftit në San Françisko mëngjesin e së premtes, u ngjit në katin e sipërm ku po flinte 82 vjeçari Paul Pelosi dhe kërkoi të fliste me “Nancy-in”.

“Kjo shtëpi dhe vetë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ishin konkretisht objektivi”, tha prokurorja e San Françiskos, Brooke Jenkins, gjatë një konference për shtyp të hënën në mbrëmje, duke njoftuar akuzat ndaj zotit DePape, përfshirë tentativë për vrasje.

Kur Paul Pelosi i befasuar i tha sulmuesit se zonja Pelosi nuk ishte aty, DePape tha se do të priste – edhe pasi iu tha se nuk do të ishte në shtëpi për disa ditë. Sulmuesi më pas filloi të nxirrte kravata, për ta lidhur, thuhet në padi.

Policia u dërgua në shtëpinë në lagjen e pasur “Pacific Heights” rreth orës 2:20 të mëngjesit të së premtes pasi Paul Pelosi bëri një telefonatë tek numri i emergjencës, 911.

DePape theu xhamin në derën e pasmë të shtëpisë dhe u ngjit në katin e sipërm për t’u përballur me Paul Pelosin, tha policia.

Policët mbërritën dy minuta më vonë dhe i panë të dy burrat duke u përleshur me një çekiç dhe më pas panë DePapen ta godasë zotin Pelosi të paktën një herë përpara se të kapej nga oficerët e policisë.

Paul Pelosi vazhdon të jetë i shtruar në spital në San Françisko pasi iu nënshtrua kirurgjisë për një frakturë në kokë dhe lëndime të tjera.

Kryetarja Pelosi, e cili ishte në Uashington në kohën e sulmit, u kthye me urgjencë në Kaliforni.

Ndryshe nga presidentët, udhëheqësit e kongresit kanë mbrojtje sigurie personale, por jo për familjet e tyre.

Në klimën e nxehtë politike, një javë para zgjedhjeve të mesmandatit, tensionet janë të larta, me kërcënime rekord sigurie ndaj ligjvënësve dhe zyrtarëve të tjerë./Gazeta Si

Të ngjashme