Auto&Tech
Autopilot i Tesla “mashtrohet” dhe vazhdon drejtimin e makinës pa një shofer
Demokracia
14:53 | 26 Prill 2021

Share:

Shërbimi autopilot në makinat elektrike Tesla mund të “mashtrohet” duke bërë të mundur drejtimin pa një shofer, ka zbuluar një revistë në SHBA.

Pas kryerjes së disa testimeve në Model Y, rezulton se makina mund të mashtrohet shumë lehtë. Këto deklarata vijnë pak ditë pas aksidentit fatal ku një Tesla u aksidentua dhe në vendin e shoferit nuk u gjet asnjë person.

Ekipi i The Consumer Report arriti të bënte makinën të drejtohej automatikisht nëpërmjet shërbimit autopilot dhe pse në pozicionin e shoferit nuk gjendej asnjë person.

“Ishte disi i frikshëm momenti kur zbuluam se sa e thjeshtë ishte të kapërceje masat mbrojtëse të makinës.” u shpreh drejtori i auto testing në Consumer Report, Jake Fisher.

Në website-in zyrtar të Tesla shkruhet se sistemi autopilot kërkon praninë e një drejtuesi tërësisht të fokusuar dhe se përdorimi i këtij sistemi nuk e bën makinën tërësisht autonome, transmeton geekroom.al. Disa nga kërkesat e sigurisë për shërbimin autopilot janë mbajtja e duarve në timon, lidhja e rripit të sigurimit dhe mos-hapja e dyerve.

Shpesh herë njerëzit harrojnë se shërbimi autopilot nuk është tërësisht i sigurt, gjë që çon në krijimin e aksidente të ndryshme./Demokracia.com/

Të ngjashme