Sport
Autogoli i javës realizohet në La Liga, mbrojtësi i Betisit ia “tund” rrjetën ekipit të vet
Demokracia
18:04 | 31 Tetor 2021

Share:

Autogol shumë i çuditshëm dhe qesharak është realizuar para pak çastesh në ndeshjen e La Ligas mes Atletico Madridit dhe Real Betisit.

Mbrojtësi i mysafirëve, German Pezzella ka shënuar për avantazhin 2-0 të Atleticos në minutën e 63-të, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi argjentinas pas harkimit nga këndi në tentim për ta larguar topin e ka goditur atë në mënyrë të gabuar dhe është ndalur në rrjetë.

30-vjeçari shprehu dëshpërimin e tij menjëherë pas golit duke rënë në gjunjë, ndërsa disa bashkëlojtarë të tij e “ngushëlluan” atë.

VIDEO

Të ngjashme