Lajme
Reagon kryeministri i Kroacisë pas aksidentit të autobusit nga Kosova, që la të vdekur 10 persona
Demokracia
10:15 | 25 Korrik 2021

Share:

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur në një aksident mëngjesin e sotëm, të cilët po udhëtonin me një autobus të një kompanie nga Kosova, e që ishin nisur nga Gjermania.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka ngushëlluar familjarët e viktimave, raporton Demokracia.com.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në Slavonski Brod, ku vdiqën 10 persona. Familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të thella. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kompania e autobusit që është përfshirë në aksident e kanë konfirmuar rastin për mediat në Kosovë, megjithatë nuk kanë dhënë detaje.

Sipas raporteve të para, në autobusë ka pasur dy shoferë dhe mësohet se e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin pasi ndaluan në Zagreb./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur

Të ngjashme