Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, dyshohet për 20 të lënduar
20 persona raportohet se janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë. Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë. Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit. Brenda autobusit gjendeshin 25 udhëtarë.
Kopjojeni dhe ngjiteni këtë URL te sajti juaj WordPress që të trupëzohet
Kopjojeni dhe ngjiteni këtë kod te sajti juaj që të trupëzohet