Diaspora
Autobusi me mërgimtarë, me mish e suxhuk brenda, ndalohet nga doganierët hungarezë
Demokracia
20:12 | 13 Janar 2022

Share:

Shumë mërgimtarë kosovarë pas pushimeve dimërore në Kosovë janë nisur për në Gjermani, Raportohet se një autobus i quajtur “Try Tours është duke pritur tash e sa orë në kufirin Serbi – Hungari.

Thuhet se se arsyeja e vonesës është fakti se në autobus ka qenë një sasi e mishit dhe suxhukut, e cila nuk është deklaruar në pikëkalimin kufitar.

Kësisoj, policia hungareze e ka ndaluar këtë autobus dhe po shqyrton rastin me mundesi të kthimit nga kufiri.

Kështu kanë pohuar edhe vetë mërgimtarët që ishin në autobus.

Nga ana tjetër, kompania në fjalë është shprehur se nuk janë në dijeni se autobusi i tyre ka mbetur në këtë kufi për disa orë, shkruan albinfo.ch.

Pavarësisht kësaj, ata janë shprehur se ka pasur porosi të udhëtarëve për mish dhe suxhuk, andaj në autobus mund të ketë pasur ushqime që i kanë paketuar vetë mërgimtarët.

Të ngjashme