Lajme
Autobusi godet një këmbësore në Prishtinë
Demokracia
12:20 | 16 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Një këmbësore është goditur nga një autobus në kryqëzimin që lidhë rrugët “Bill Klinton” dhe “Robert Doll” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

!Sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bill Klinton dhe Robert Doll në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori”, tha jo.

Ahmeti tha më te se i pasojë e aksidentit këmbësorja  ka pësuar lëndime trupore.

“E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, përfundoi Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme