Lajme
Autobusi godet dy fëmijë në Novosellë – jashtë rrezikut për jetën
Demokracia
20:58 | 07 Maj 2025

Share:

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Novosellë të komunës së Pejës, ku një autobus që transportonte nxënës ka goditur dy fëmijë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin për Nacionalen, duke bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50.

Sipas tij, të miturit kanë pësuar lëndime të lehta dhe për momentin po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në Novosellë të Pejës, një bus që bartë nxënës i ka goditur dy fëmijë, të njëjtit janë jashtë rrezikut, lëndimet nuk janë serioze, janë në Spitalin Rajonal të Pejës duke u trajtuar”, tha Fadil Gashi.

Të ngjashme