Sport
Austria siguron 3 pikët e para në Evropian, Polonia pëson humbjen e dytë
Demokracia
20:29 | 21 Qershor 2024

Share:

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Polonisë dhe Kombëtares së Austrisë, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e para të këtij turneu.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, Austria e ka mposhtur Kombëtaren e Polonisë me shifrat 3:1.

Golat që i siguruan fitoren Austrisë u shënuan nga Gernot Trauner (minuta e 9’), Christoph Baumgartner (minuta e 66’) dhe Marko Arnautovic (minuta e 78’).

Ndërkaq, golin e nderit te Polonia e shënoi Krzysztof Piatek në minutën e 30’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Austria renditet në vendin e tretë në Grupin D me tri pikë, aq sa kanë edhe Holanda e Franca në vendin e parë dhe të dytë, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Polonia zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Rezultati final, 3:1 në favor të Austrisë.

Të ngjashme