Lajme
Austria përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër
Demokracia
10:01 | 19 Mars 2023

Share:

Kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg, ka përshëndetur arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Ai tha se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap tjetër në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Lajme të mira në këto orë të vona nga Ohri. Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap tjetër në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Ky është çelësi kur është fjala për integrimin në BE”, ka shkruar ai në Twitter.

Ministri i Jashtëm i Austrisë po ashtu, ka përshëndetur dy diplomatët evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajccak për “përpjekjet e tyre të vazhdueshme”.

Të ngjashme