Lajme
Austri: 87 vjeçari përplas me makinë 13 persona, dyshohet se ngatërroi frenin me gazin
Demokracia
17:17 | 11 Korrik 2021

Share:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shën Florian të qytetit të Linzit në Austri.

Një 87 vjeçar ka hyrë me makinë në mes të një tregu duke i përplasur kështu 13 persona, ku tre nga ta janë në gjendje të rëndë.

Në mesin e të lënduarve është edhe vet vozitësi 87 vjeçar, raporton Krone.at përcjell Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Policisë Clemens Lehner, tha se ende nuk dihet për shkaqet që solli deri te ky aksident.

“Nuk është ende e qartë pse automjeti doli nga rruga”.

Policia po vazhdon ta hetojë rastin.

Siç raporton Krone.at dyshimet e para janë se i moshuari ka mundur t’i ngatërroi frenat me gazin.

Ekipet mjekësore po ashtu kanë kërkuar edhe për të lënduar të tjerë që mund të kenë ikur nga vendi i ngjarjes nga paniku.

Të ngjashme