Kuriozitete
Australiani gjen një piton tre metra mbi kabinën e dushit derisa po përdorte tualetin
Demokracia
09:25 | 15 Qershor 2023

Share:

Një burrë australian i cili hyri në tualetin e shtëpisë së tij në Queensland vuri re një piton gati 3 metra mbi kabinën e dushit.

Kështu, një biznes për kapjen e gjarpërinjve tha se u thirr në një shtëpi në Oxenford të mërkurën nga një banor i cili raportoi se kishte parë një gjarpër të madh në banjën e tij derisa ai ishte duke përdorur tualetin, transmeton Telegrafi.

Biznesi më pas postoi imazhet në Facebook.

“Pasi ndalova së qeshuri për disa minuta, mora grepin dhe e hoqa nga aty”, deklaroi Anthony Jackson i cili punon aty.

Ai tha se gjarpri me sa duket ishte i mërzitur pasi u largua nga nxehtësia që vinte nga drita.

Kapësi i gjarpërinjve e futi atë në një këllëf jastëku për ta çuar në natyrë.

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024
Kuriozitete • 17 Maj 2024