Australia do të paraqitet në Kampionatin Botëror të futbollit që në nëntor e dhjetor mbahet në Katar. Biletën për në Botëror, Australia e ka siguruar të hënën mbrëma. Australia në plejofin ndërkontinental ka mposhtur Perunë.
Australianët fituan me penallti, me shifrat 5:4. Koha e rregullt dhe dy vazhdimet nuk dhanë gola. Kështu fituesi dhe pjesëmarrësi i Botërorit u përcaktua përmes penalltive. Australia e humbi penalltinë e parë, ndërsa Peruja të tretën.
Në dy seritë vijuese shënuan të dy palët, ndërsa në serinë e gjashtë, Australia realizoi përmes Awer Mabil. Kështu presioni ishte te Alex Eduardo Valera që dështoi. Goditjen e tij e ndali portieri australian, Andrew Redmayne.
Ai ishte aktivizuar në minutën e 120-të për të pritur penalltitë. Australia fitoi me rezultatin 5:4 serinë e penalltive dhe siguroi pjesëmarrjen në Botëror.