ShowBiz
Aurela Hoxha i lë pak vend imagjinatës në Festivalin e Filmit të Kanës
Demokracia
17:37 | 21 Maj 2022

Share:

Këto ditë në Kanë të Francës po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit.

Mes pjesëmarrësve të shumtë, prezentë në këtë event duket të jetë edhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha.

Ajo u rikthye në këtë festival, në të cilin ka pasur rastin që të marrë pjesë edhe më herët.


E veshur me një fustan kryesisht me material transparent dhe një dekolte shumë të ekspozuar, bukuroshja Hoxha i la shumë pak vend imagjinatës.

Dorezat prej lëkure të gjelbra dhe flokët bionde të lëshuara lirshëm, e bënin Aurelën që të dukej edhe më tërheqëse në këtë paraqitje.

“Shumë ndjenjë e mirë të kthehem, faleminderit Festivali i Kanës që më patët mua”, shkroi bukuroshja shqiptare në mbishkrimin e disa fotografive të ndara me ndjekësit e saj në Instagram.

Aurela përndryshe ka tash e sa kohë që është larguar nga Shqipëria dhe ka nisur një jetë të re në Spanjë me partnerin e saj.

Vitin e kaluar, ajo gjithashtu është bërë edhe nënë për herë të parë. /Telegrafi/

Të ngjashme