ShowBiz
Aurela Gaçe i kërkon burrin “borxh” Delinda Dishës, ajo s’ja prish: Merre, por…
Demokracia
21:17 | 12 Janar 2022

Share:

Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë disa momente nga projekti i saj i ri muzikor “Në të zënça” dhe vështirësitë për të gjetur personazhin e duhur për të luajtur rolin e djalit.

Ajo ka ndarë në Facebook zanafillën e gjithë kësaj dhe gjithçka paska nisur me aktoren e humorit Delinda Disha. Aurela tregon se asnjë nga modelet për klipin e ri nuk po i dukej i përshtatshëm derisa takoi një ditë aktoren dhe kuptoi se i shoqi, Eldi i përshtatej mjaft mirë rolit të atij djalit që e do gjithë lagjja, siç thotë Aurela. Ajo tregon se me batutë i ka kërkuar burrin borxh Delindës , e cila ja ka mbajtur shakanë e i ka thënë se po, vetëm të mos e bëjë rrugë.

Isha në kërkim të një modeli dhe aktori për klipin e ri. Isha në hall. O i gjeja shumë tē rinj, o shumë të ëmbël, o shumë portrete tip mafie ( s’me shkonin me këngën) e , s’po gjeja atë që ne e quajmë “Danoç” që e do gjithë lagjja për shembull. Takoj rastësisht Delinda  Disha edhe pap- pap mendimi i parë që më erdhi….uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm. I them- , A do ma japësh një çikë burrin?  Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është “nona” me rrolet e saj,
direkt ma hodhi batutë: Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”, shkruan Aurela.

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të mira prej vitesh tanimë e me plot gojë mund të themi se është një divë e muzikës shqiptare, e cila elektrizon skenën me zërin e saj. Edhe pse kaq vite në skenë dhe me shumë koncerte, sërish këngëtarja nuk ka ndalur duke sjellë projekte të reja muzikore. Disa javë më parë këngëtarja ka lansuar këngën e saj më të re “Në të Zënça.

Të ngjashme