Auto&Tech
Audi prezanton veturën më të lirë elektrike
Demokracia
19:35 | 19 Prill 2021

Share:

Këtë të mërkurë, marka e makinave Audi ka prezantuar makinën SUV elektrike Q4 E-Tron; modeli më i lirë elektrik i kompanisë me një çmim fillestar prej 45 mijë dollarësh.

Kjo kushton pak më pak se një sedan Tesla Model 3 dhe shumë më pak se një SUV Tesla Model Y.

Megjithatë, Audi ende nuk ka zbuluar çmimet për versionet më të shtrenjta të SUV-it  të ri.

Modeli më pak i shtrenjtë do të jetë në gjendje të udhëtojë rreth 250 milje, sipas markës luksoze gjermane.

Motori elektrik i modelit bazë do të sigurojë një prodhim maksimal prej 201 kuaj fuqi. Versione më të shtrenjta, do të jenë në gjendje të prodhojnë deri në 295 kuaj fuqi.

A new dimension of e-mobility: the Audi Q4 e-tron sets a benchmark for  interior and operation | Audi MediaCenter

Të ngjashme