Sport
Aubameyang shumë afër kalimit te Chelsea
Demokracia
10:25 | 19 Gusht 2022

Share:

Ka të reja rreth së ardhmes së Pierre-Emerick Aubameyang.

Takimi i sulmuesit gabonez me Chelsean mbrëmë ishte mjaft pozitiv, raporton Fabrizio Romano.

Kushtet personale me lojtarin nuk do të jenë problem për Chelsean, teksa thuhet se të dy palët janë në rrugë të mirë.

Tani është koha që Chelsea të fillojë negociatat me Barcelonën, por çmimi i transferimit mund të jetë problem.

Katalonasit po kërkojnë 30 milionë euro, çka është diçka e papranueshme për londinezët.

Kujtojmë se Aubameyang erdhi te Barcelona si lojtar i lirë.

Të ngjashme