Sport
Aubameyang heshti Madridin më pas edhe kritikët me këtë reagim në rrjetet sociale
Demokracia
12:22 | 21 Mars 2022

Share:

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ishte futbollisti kryesor në fitoren e madhe të Barcelonës ndaj Real Madridit në El Classicon e zhvilluar të dielën mbrëma.

Barcelona triumfoi 0:4 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në një ndeshje ku shkëlqyen futbollistët katalunas dhe zhgënjyen ata të “mbretërve”, shkruan Demokracia.com.

Aubameyang realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e madhe të Barçës.

Barcelona i jep “shkollë” Real Madridit, triumfon thellë në “Santiago Bernabeu”

Për Aubameyangun kishte shumë kritika edhe në kohën sa ishte pjesë e Arsenalit, por ai me një reagim në rrjetet sociale heshti kritikët e tij.

“Përshëndetje nga lojtari i mbaruar” – shkroi Aubameyang në llogarinë e tij në Twitter.


Aubameyang po gëzon formë të jashtëzakonshme me fanellën e Barcelonës prej kalimit të tij.

32-vjeçari iu bashkua Barcelonës në afatin kalimtar të janarit nga klubi londinez, Arsenal./Demokracia.com/

Të ngjashme