Sport
Aubameyang u dërgon mesazh tifozëve të Arsenalit
Demokracia
14:52 | 02 Shkurt 2022

Share:

Barcelona ka publikuar detajet e kontratës së transferimit më të fundit, Pier-Emerik Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, me opsion largimi në verën e vitit 2023, për një klauzolë rreth 100 milionë euro.

“FC Barcelona dhe Pierre-Emerick Aubameyang kanë arritur marrëveshje për lojtarin, pasi sulmuesi ndërpreu kontratën me Arsenalin”, ishte shkruar në komunikatë.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Pier-Emerik Aubameyang ka dërguar një mesazh për tifozët e Arsenalit, pasi u prezantua zyrtarisht te skuadra spanjolle.

“Për tifozët e Arsenalit. Faleminderit që e bëtë Londrën shtëpinë time për mua dhe familjen në këto katër vitet e fundit. Kishim ngritje dhe zbritje dhe mbështetja juaj nënkupton gjithçka për mua.

Të kisha shansin për të fituar trofe dhe nderin të isha kapiten i klubit ishte diçka që do e mbajë në zemër. Gjithmonë kam qenë 100 për qind i fokusuar në gjithçka për klubin, prandaj largimi pa lamtumirë dhemb, por ky është futbolli”.

Ndihem keq, nuk kisha shansin të ndihmojë bashkëlojtarët në javët e fundit, por nuk kam asgjë përpos respektit për klubin dhe iu më të mira djemve dhe tifozëve dhe shumë suksese në të ardhmen. Dashuri, Auba”, shkroi sulmuesi gabon. /Demokracia.com

Të ngjashme