Drita e Llapi ndeshen sonte në finalen e madhe të Kupës së Kosovës e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Të dyja skuadrat e kanë të sigurt daljen në Evropë megjithatë nga të dyja pritet luftë e madhe për trofeun e çmueshëm Kupën e Kosovës.
Ndeshja nis nga ora 20:00 por atmosfera në shkallët e stadiumit duket e zbehtë kjo pasi numri i tifozëve nuk është shumë i madh. /Demokracia.com