Sport
Atmosferë e “çmendur” në derbin skocez, tifozët e Celtic “elektrizojnë” stadiumin më këngën e famshme
Demokracia
10:34 | 03 Shkurt 2022

Share:

Atmosfera para, gjatë dhe pas fitores të Celticut kundër Rangers në derbin e madh skocez ishte një nga kujtimet më të mira në vitet e fundit për tifozët e “gjelbër”.

Në fakt, si zakonisht, para përballjes tifozët vendas të Celticut interpretuan këngën e tyre të famshme “You’ll Never Walk Alone”, përcjell Demokracia.com.

Kënga që i identifikon tifozët e Celtic u interpretua pothuajse nga i tërë stadiumi dhe u krijua një vokal i jashtëzakonshëm.


Derbi i zjarrtë skocez në fund u mbyll 3:0 me fitoren e vendasve.

Ndryshe, ky superderbi përcjellet gjithmonë me rivalitet tejet të madh si në fushë, ashtu edhe në tribuna. /Demokracia.com/

Të ngjashme