Sport
Atmosfera nga tifozët në derbin Prishtina – Drita “dridhi” gjithë kryeqytetin
Demokracia
09:29 | 29 Shtator 2022

Share:

Të mërkurën mbrëma (e mërkurë), Prishtina dhe Drita zhvilluan një nga derbit më të mëdhenj të futbollit të Kosovës në futboll.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe u mbyll pa fitues 0:0, raporton Demokracia.com.

Megjithëse përballja në fushë nuk ishte ajo që pritej nga skuadrat, njëjtë nuk mund të thuhet edhe për performancën e dy tifozerive, “Plisat” dhe “Intelektualët” që përkrahën skuadrat e tyre në shkallët e stadiumit.

Këngët e tyre nuk u ndalën për asnjë minutë, duke u dëgjuar në gjithë Prishtinën.

Faqja “Ultras Kosova” në Facebook ka publikuar një video në një pjesë e kryeqytetit ku dëgjohej zhurma e krijuar që vinte nga stadium kryeqytetas.

Mëposhtë mund ta shikoni videon./Demokracia.com/

Të ngjashme