Ministri i Sportit i Ukrainës, Vadym Huttsait, e ka përshkruar këtë incident si “një provokim i qartë nga pala ruse”.
Kharlan po e përfaqësonte Ukrainën në këtë turne, pasi ministri i Sportit i Ukrainës vendosi të mërkurën t’i lejojë ekipet ukrainase të marrin pjesë në gara olimpike, jo-olimpike dhe paraolimpike në të cilat ka edhe garues nga Rusia dhe Bjellorusia.
Smirnova po garonte si atlete neutrale.
Federata Botërore e Skermës nuk i është përgjigjur Reuters-it për koment në lidhje me këtë incident.