Sport
Atletico Madrid me dy mungesa të mëdha në sfidën ndaj Chelseat
Demokracia
16:18 | 22 Shkurt 2021

Share:

Champions League do të vazhdojë nesër me dy ndeshje mjaft interesante, shkruan Demokracia.com.

Padyshim vëmendja do të jetë në Madrid, aty ku Atletico Madridi e pret Chelsean e Thomas Tuchel. Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Lazios e Bayern Munichut.

Sfida pritet të jetë e luftuar shumë, megjithatë trajneri i skuadrës madrielen, Diego Simeone ka dy mungesa të mëdha për këtë ballafaqim që zhvillohet në kuadër të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Në kuadër të sfidës, trajneri argjentinas ka publikuar edhe listën e të grumbulluarve. Bëhet fjalë për Ferreira Carrascon dhe Jose Maria Jimenez. Mesfushori dhe

mbrojtësi nuk ia kanë dalë të jenë gati për ndeshjen e nesërme dhe do të mungojnë, ashtu si Vrsaljko dhe Trippier, i cili vijon të jetë i pezulluar.

Kujtojmë që ndeshja do të luhet në një fushë neutrale në Bukuresht të Rumanisë për shkak të COVID-19. /Demokracia.com

Të ngjashme