Sport
Atletico Madrid gabon, barazon me Celtan
Demokracia
22:57 | 08 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Diego Simeones, Atletico Madrid nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim në shtëpi të vetë, shkruan Demokracia.com.

Atletico sonte u përballë me Celtan me të cilën luajti baras 2:2 në sfidën e zhvilluar në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Luis Suarez edhe njëherë doli të jetë më i suksesshmi te madrilenët me dy gola të shënuar, derisa  për vendasit realizuan Santi Mina e Ferreira.

Me këtë barazim Atletico Madrid vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 51 pikë, tetë më shumë sesa vendi i dytë dhe i tretë që janë Barcelona e Real Madridi që kanë nga 43 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme