Sport
Atletico Madrid arkëton pikët e plota, shënon fitore pas tri ndeshjeve kundër Betisit
Demokracia
18:21 | 31 Tetor 2021

Share:

Kampionët në fuqi të Spanjës, Atletico Madrid ka shënuar fitoren e parë pas tri ndeshjeve në të gjitha garat.

Të besuarit e trajnerit, Diego Simeone fituan bindshëm 3-0 në “Ëandametropolitano” kundër Real Betisit, shkruan Demokracia.com.

Carrasco hapi llogarinë e golave pas 26 minutave lojë, gol ky që ishte i vetmi në pjesën e parë.

Në 45 mintutat e dytë Atletico realizoi edhe dy herë të tjera.

Po shënohej minuta e 63-të kur mbrojtësi Pezzella në tentim për ta larguar topin e dërgoi në portën e tij për ta dyfishuar avantazhin e nikoqirëve.

Dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, Joao Felix me gol të bukur vulosi fitoren e madrilenëve.

Atletico Madrid me këtë fitore ngritet në vendin e katërt me 22 pikë, kurse Betisi zbret i pesti me 21 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme