Sport
Atletët rusë dhe bjellorusë do të paraqiten si sportistë neutralë në Lojërat Paralimpike
Demokracia
15:42 | 02 Mars 2022

Share:

Sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia do të lejohen të marrin pjesë si sportistë neutralë në Lojërat Paralimpike 2022 në Pekin, pas pushtimit të Ukrainës.

Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar ka thënë se dy shtete “do të garojnë me flamurin Paralimpik dhe nuk do të përfshihen në tabelën e medaljeve”.

Ceremonia hapëse e Lojërave Paralimpike do të jetë të premten, ndërsa garat do të nisi të shtunën. /Demokracia.com

Të ngjashme